Connect with us

Kosovë

Ministria e Arsimit: Testi i Maturës përfundoi me sukses, pavarësisht vështirësive

Publikuar

Ani se në kushte pandemie, Provimi i Maturës Shtetërore është mbyllur me suksese, ku gjatë ditës së sotme janë testuar mbi 26 mijë maturantë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës me anë të një komunikate.

Kurse, sipas Komisionit Shtetëror të Maturës, konstatohet se tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit nëpër rrjetet sociale, këtë vit kanë qenë dukshëm më të vogla se në vitet e kaluara, ndërsa thotë nuk është paraqitur ndonjë vështirësi, e cila do ta dëmtonte procesin.

“KSHM falënderon në radhë të parë nxënësit, të cilët i kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet kompetente të shëndetësisë, e po ashtu edhe të gjithë personelin e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij procesi. Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon po ashtu  mediat, të cilat i kanë kontribuar këtij procesi, duke i informuar saktë nxënësit, pjesëmarrësit në proces dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”.

NA NDIQ NË FACEBOOK