Connect with us

Kosovë

Ministri i Arsimit i uron fat maturantëve në testim: Pa panik dhe ta ruajmë shëndetin

Publikuar

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, sot u ka uruar fat të gjithë maturantëve që do t’i nënshtrohen pas pak testit.

Ai duke falënderuar personelin që po angazhohet për procesin e testimit kërkoi edhe kujdes për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, njofton Klan Kosova.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka njoftuar se 26.669 maturantë sot do t’i nënshtrohen Testit të Maturës, i cili do të fillojë në ora 10:00 dhe do të përfundojë në ora 12:30.

Postimi i plotë:

Të gjithë maturantëve që sot po marrin pjesë në Provimin e Maturës Shtetërore 2020, ju uroj të kenë suksese në karrierë dhe në jetë.

Falënderoj, po ashtu, edhe gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.

Pa panik dhe ta ruajmë shëndetin!

Bartni maska, mbajeni distancën dhe higjienën!

Suksese!

NA NDIQ NË FACEBOOK