Sport
Milanin e presin negociata të vështira për Bakayokon

Ish ylli i Monacos, është i hapur për një rikthim në ‘San Siro’ dhe Milani shpresojnë të bindin Chelsean të ulë çmimin e kërkuar.
Tuttosport thotë se Milan janë duke u përgatitur për negociata të gjata me ‘Blutë’, të cilët aktualisht po kërkojnë 25 milionë euro.
Milan, të cilët po përpiqen të negociojnë çmimin, nuk do të heqin dorë, por raportohet se nuk pritet të arrihet një marrëveshje brenda ditëve të ardhshme.
Bakayoko ka qenë pjesë e Milanit, dhe në 31 paraqitje ka shënuar një gol./Lajmi.net/






















