Connect with us

Lajme

Mickoski: Zhvillojmë bisedime, negociojmë me të gjitha partitë

Publikuar

“Zhvillojmë bisedime dhe negociojmë me të gjitha partitë. Në momentin që do të ketë vendim nga ato bisedime, do ta informojmë publikun maqedonas”, kështu u përgjigj lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve se me cilat parti po negocion.

Mickoski tha se fakti se nuk po kumtojnë informacione, nuk do të thotë se ata janë pasiv në procesin e negociatave.

“Unë nuk do ta quaja atë si sjellje pasive, por përkundrazi do ta quaja si sjellje të pjekur, sepse vlerësojmë se qytetarët nuk duhet t’i ngarkojmë me frustrimet tona, sa kemi dhe sa nuk kemi shumicë parlamentare. Por, thjeshtë, kur me të vërtetë do të kemi shumicë parlamentare, do të njoftojmë se kemi. Në këtë moment zhvillohen bisedime, qëndroni të durueshëm”, tha Mickoski.

Propozoi që mediat të mos kenë burim të informacioneve njerëz të caktuar të partive, sepse kështu sipas tij po bëhet konfuz publiku.

? [ВО ЖИВО] Прес-конференција на Христијан Мицкоски, лидер на ВМРО-ДПМНЕ

? [ВО ЖИВО] Прес-конференција на Христијан Мицкоски, лидер на ВМРО-ДПМНЕ

Gepostet von TV21 am Dienstag, 11. August 2020

.