Lajme
Mickoski: Shtrenjtimi i energjisë elektrike është rezultat i punësimeve parazgjedhore, pagesave artificiale dhe politika antireformuese e pushtetit

Shtrenjtimi i energjisë elektrike në kohë të pandemisë është goditje serioze mbi standardin e shtetit dhe xhepin e qytetarëve. Hapi i tillë është planifikuar para zgjedhjeve dhe paraqet mashtrim klasik nga ana e pushtetit, akuzoi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
Mickoski e kualifikon si kalkulim politik vendimin e KRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike, sepse ishte sjellur pas përfundimit të zgjedhjeve, ndërsa jo në fillim të korrikut deri kur zgjat periudha rregullatore. Arsyet, sërish, për çmimin e rritur të energjisë elektrike, ai i shikon në marzhin e lartë të furnizuesit universal, në punësimet masive partiake para zgjedhjeve, si dhe në pagesat artificiale të të punësuarve në SHA EMV në baza të ndryshme (K-15, paga e 13-të, regrese për pushime vjetore), me qëllim, siç theksoi, të blerjes së votave.
Nuk ka shtet tjetër në Evropë i cili tani, tha Mickoski, në kushte të KOVID, e rrit çmimin e energjisë elektrike. Kur të gjithë i zvogëlojnë çmimet e fakturave ose gjejnë mënyrë t’i subvencionojnë. Vetëm te ne rriten, ndërsa me atë ,mundësohet ekstra fitim i kompanisë private për llogari të fundosjes së firmës shtetërore.
Mickoski në konferencën për shtyp sqaroi se si formohet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe ekonominë në tregun rregullator. Megjithatë theksoi se është shumë e rëndësishme të jepet përgjigje në pyetjen pse SHA EMV furnizon 100 për qind, ndërsa jo 75 dhe të tjerat 25 për qind t’i dorëzojë në tregun e lirë, sipas çmimit të tregut shumë më të lartë nga kjo që ia definon Qeveria me çka mund të realizojë të ardhura plotësuese prej 1,644 miliard denarë dhe mund të kërkojë zvogëlim të çmimit të energjisë elektrike. E rëndësishme është, vlerësoi Mickoski, edhe pyetja pse tolerohet aq marzh i lartë për furnizuesin universal.
Ata janë të paqëndrueshëm, plotësoi lideri i VMRO-DPMNE-së, krahasimet për çmimin e energjisë elektrike me shtetet tjera sepse kjo bëhet në lidhje me pagën mesatare mujore, ndërsa sipas asaj, tha, ne paguajmë energji elektrike më të shtrenjtë në Evropë.
“Nëse rishikohet marrëveshja e nënshkruar në të kaluarën nën shumë dyshime dhe nëse rishikohet marzhi prej 11,5 për qind e furnizuesit universal, do të arrini te përgjigjja pse paguajmë energji elektrike më të lartë në Evropë. E mjaftueshme është të zvogëlohet vetëm marzhi i cili ishte jo më shumë se pesë për qind para nënshkrimit të marrëveshjes. Atëherë të gjithë ne do të paguajmë energji elektrike në kufijtë e asaj që e paguajtëm vitin e kaluar”, tha Mickoski dhe shtoi se VMRO-DPMNE do të luftojë institucionalisht, por edhe jashtë institucionit kundër këtyre, sipas tij, politikave të gabuara.
.
















