Connect with us

Lajme

Mickoski: Nuk tërhiqem, do të luftoj deri në rrëzimin e kësaj qeverie

Publikuar

Kryetari i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme deklaroi se nuk ka ndërmend të dorë-hiqet.

“Unë nuk e kam në plan të jap dorëheqje dhe deri sa të jem gjallë do të luftoj kundër të gjithë atyre fuqive të errëta që duan ta kthejnë përsëri partinë në margjinat e skenës politike aty prej ku e mora unë bashkë me udhëheqësin dhe e ngritëm dhe stabilizuam në nivelin që është tani. Nuk do të lejoj që ata njerëz ta kthejnë në margjinat e njëjta duke i shërbyer Zoran Zaevit”, tha Mickoski duke sqaruar edhe formën dhe mënyrën për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm.

“Ka dy mënyra se si thirret kongres I jashtëzakonshëm. E para është unë si kryetar i partisë të kërkoj nga Komiteti Qendror thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm dhe e dyta është 50% e anëtarëve të kërkojnë nga Komiteti Qendror për të diskutuar për një kongres të jashtëzakonshëm. Në afat prej pesë ditësh nga kërkesa thirret Komiteti Qendror dhe në afat prej 15 ditësh nga kërkesa, Komiteti Qendror diskuton për thirrjen eventuale të kongresit të jashtëzakonshëm. Dy e treta e anëtarëve të Komitetit Qendror sjellin vendim a do të mbahet Kongres i Jashtëzakonshëm ose jo. Gjithçka tjetër është në kundërshtim me ligjin për partitë politike dhe statutin e partisë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Një nga betejat do të zhvillohet në Kuvend. Si VMRO-DPMNE bashkë me partitë tjera opozitare do t’u kundërvihemi politikave anti-reformatore dhe të gabueshme. Pa kompromis do t’u kundërvihemi politikave anti-reformuese, korruptive dhe kriminale që i pres sepse nga Programi i Qeverisë nuk pash asgjë që ofron zhvillim ose ballafaqim me krizën që është para nesh. Sot kemi takim të Komitetit Ezekutiv dhe do të fillojmë diskutimin rreth strategjisë se çfarë vjeshte na pret, por besoni do të jetë vjeshtë e nxehtë për LSDM-në dhe Zoran Zaevin”, u shpreh Mickoski.

.

Bota10 minutes ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota11 minutes ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni1 hour ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri2 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme2 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi3 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme3 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni4 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme4 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri4 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Kosovë5 hours ago

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

Religjion6 hours ago

E vërteta e njeriut përtej pasqyrës

NA NDIQ NË FACEBOOK