Lajme
Mickoski: Mandati u kidnapua nga Zaevi

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në dalje për media tha se Presidenti ia dha mandatin Zaevit pa asnjë dëshmi që është e nevojshme për të pasur shumicë parlamentare prej të paktën 61 deputetë.
“Pa asnjë provë që është e nevojshme për të pasur një shumicë parlamentare prej të paktën 61 deputetëve, ai i dha mandatin për formimin e një qeverie të re deputetit Zoran Zaev. “Pa prova dhe konfirmim se ai ka shumicën, ai ia dha mandatin, mandati u uzurpua nga Zaevi” tha Mickoski.
Kjo deklarat e kreut të VMRO-DPMNE-së, erdhi pasi që sot në mesditë Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, mandatin për formimin e Qeverisë ia ndau kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.
.
















