Connect with us

Sport

Messi tek Inter? Ja çfarë thotë Marco Verratti

Publikuar

Ylli argjentinas së fundi është lidhur me Interin, me ‘Zikaltërit’ që po tentojnë të tundojnë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Derisa tek Inter po ëndërrohet një lëvizje e tillë, njerëz të tjerë të sportit, nuk besojnë se një gjë e tillë mund të ndodh.

“Për mua, duket vetëm si thashethem, por është provë se Serie është rikthyer në krye dhe tërheq kampionët e mëdhenj sërish”, ka deklaruar Verratti, përcjell lajmi.net.

“Nuk është rastësi që Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku, Franck Ribery dhe të tjerë kanë vendosur të vijnë”.

“Dhe nëse një lojtar i ri si Matthijs de Ligt ka zgjedhur të vijë në kampionatin tonë, kjo do të thotë se ka një perspektivë të mirë”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK