Connect with us

Lajme

Messi qëndron te Barcelona? Bartomeu nis përpjekjet për t’i ndryshuar mendjen

Publikuar

më

Lionel Messi e ka ndarë mendjen t’i japë lamtumirën Barcelonës pas gati 20 vitesh, teksa mbrëmjen e djeshme i nisi klubit katalan edhe një faks, ku i kërkonte aktivizimin e klauzolës që lejon prishjen e kontratës nëpërmjet një njoftimi paraprak. Dalja e këtij lajmi shkaktoi menjëherë bujë të madhe mediatike, ndërsa një numër i konsiderueshëm fansash të Barcelonës dolën për të protestuar pranë zyrave të klubit, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Bartomeu. Gjithsesi te Barcelona nuk janë dorëzuar dhe do të provojnë gjithçka për të mbajtur argjentinasin në ekip, gjë që u konfirmua edhe nga sekretari teknik Ramon Planes, në konferencën për shtyp të prezantimit të talentit brazilian Trincao.

“Ajo që kemi prioritet, është të ndërtojmë një tjetër cikël fitues, përreth futbollistit më të mirë të botës dhe të historisë së futbollit”, deklaroi Planes, duke shtuar se Trincao do të ketë mundësinë të luajë dhe shkëlqejë në krah të Messit.

Ndërkohë mediat pranë klubi katalan kanë raportuar pak më parë se pas mbledhjes me drejtuesit, presidenti Josep Bartomeu është angazhuar personalisht për t’i ndryshuar mendjen Messit dhe ka kërkuar ta takojë menjëherë, që ditën e sotme.

Vetë ylli argjentinas është me pushime në Costa Brava, në periferi të Katalunjës dhe në Spanjë nuk përjashtohet një takim informal mes tij dhe presidentit Bartomeu, prej ku pritet të vendoset përfundimisht nëse do të vijojë të qëndrojë me fanellën “blaugrana” apo jo.

Gjithsesi shumë varet edhe nga ajo që presidenti katalan do të jetë i gatshëm t’i ofrojë argjentinasit për t’i ndryshuar mendjen, ndërsa mediat në Spanjë aludojnë se vetëm dorëheqja e Bartomeut mund ta shtynte Messin të bënte një “prapakthehu” dhe të qëndronte te Barcelona.

.

Lajme26 seconds ago

Sela: Nuk mund të mendojmë për Bashkimin Europian duke shkelur mbi kokën e Agim Islamit e varrin e Rexhail Qerimit

Lajme3 minutes ago

Minçev: Administrata shtetërore do të riorganizohet përmes një ligji të ri, që kërkon shumicë prej dy të tretash

Lajme20 minutes ago

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

Maqedoni59 minutes ago

104 denoncime për familjen me lopët në Kriva Pallankë, e fundit pas sulmit ndaj një gruaje 67-vjeçare

Shqipëri1 hour ago

Atentati ku mbeti i vrarë “Sel Çami”, del nga operacioni nipi i viktimës, në trup kishte katër plumba! Dosja dhe pistat e Policisë

Lajme3 hours ago

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon njohjen e Kosovës si shtet

Lajme4 hours ago

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Maqedoni4 hours ago

Buteli në aksion: Kontrolle ndaj ndërtimeve pa leje dhe parkimeve ilegale

Shqipëri5 hours ago

Analiza e “Corriere”: Një erë e re po fryn në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzojnë bosët e krimit në këmbim të ndikimit diplomatik!

Lajme5 hours ago

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

Lajme6 hours ago

Akuzohet se mashtroi qytetarët me historinë e leukemisë, Gjykata merr vendim për Endrit Azemin

Lajme6 hours ago

Janevska: Në mars rriten pagat e mësimdhënësve, punësime të reja nuk do të ketë

NA NDIQ NË FACEBOOK