Sport
“Messi, arsyeja kryesore pse Barcelona mund ta mposht Bayernin”

Palët do të vihen përballë njëra-tjetrës në Lisbonë të premten mbrëma, duke kërkuar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku atje takohen me fituesin e sfidës Manchester City – Lyon.
Bayern Munich pas ardhjes në krye të trajnerit Hans Flick, ka kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, dhe po konsiderohet favorit përballë Barcelonës, që nuk e mbylli në mënyrën më të mirë sezonin në La Liga.
“Bayern ka një skuadër shumë të mirë me disa lojtarë të fortë fizikisht, por në sfidat me një ndeshje, gjithçka mund të ndodh, dhe jam i bindur që Barcelona do të jetë mjaft e mirë”, ka deklaruar Mascherano, përcjell lajmi.net.
“Barcelona duhet të kontrollojë ndeshjen sepse është gjithmonë e vështirë për ata që mbrojnë zonën rreth tyre”.
“Messi është arsyeja kryesore pse Barcelona mund ta mposht çdo skuadër. Ai e di që ata janë vetëm dy ndeshje larg finales së Ligës së Kampionëve. Unë e pash dëshirën e tij kundër Napolit dhe ajo u përhap te bashkëlojtarët e tij”./Lajmi.net/





















