Connect with us

Sport

Mes shumë emocioneve, Bonaventura përshëndetet me ‘San Siro’

Publikuar

Mesfushori italian, Bonaventura, ka luajtur mbrëmë ndeshjen e fundit si lojtar i  skuadrës së Milan.

Pas një dekade të kaluar me klubin ‘Rosoneri’, lojtari do të largohet gjatë kësaj vere, dhe kjo nuk ishte e lehtë aspak për të.

Bonaventura mbeti i fundit në fushën e blertë, duke u përshëndetur me terrenin ku luajti këto vite.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, lojtari shihet të ishte në emocione të mëdha.

Lojtari ka Beneventon dhe Torinon si opsione më të mundshme për të vazhduar karrierën. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK