Connect with us

Kosovë

Memli Krasniqi: Tahiri le ta sqarojë se kush po folë paushall e kush po e tregon të vertetën për hyrjen xhandarmërisë serbe

Publikuar

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi ka kërkuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri që të qartësojë deklaratat kundërthënëse të kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministres së Jashtme Meliza Haradinaj lidhur me hyrjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës, përcjell Periskopi.

“Derisa kryeministri Hoti thotë në rregull, faleminderit KDFOR-it e keni respektu patrullimin e sinkronizuar, ministrja e jashtme thotë se s’ka qenë patrullim i sinkronizuar, bile ajo në një deklaratë thotë se është shkelur sovraniteti i vendit, ashtu siç po themi edhe ne dhe e demanton kryeministrin e vet”, tha Krasniqi.

“Tash këtu nuk di a mundet me na tregu zëvendëskryeministri Tahiri se kush po e tregon të vërteten e kush po folë paushall, a kryeministri Hoti, a ministrja e jashtme”, tha deputeti i PDK-së./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK