Sport
Mediet në Itali: Dzeko pranë kalimit te Juventus

‘Bianconerët’ janë në kërkim të një numri “9”, dhe në lista e dëshirave raportohet se është duke u zvogëluar.
‘Tuttosport’ pretendon se sulmuesi i Wolves, Raul Jimenez dhe kapiteni i Romës, Edin Dzeko, janë në ‘Pole Position’.
Dzeko ka nënshkruar kontratë të re me Romën vitin e kaluar, por vazhdimisht emri i tij është lidhur me skuadra si Juventus dhe Inter.
34 vjeçari në 134 paraqitje për ‘Giallorosët’ ka shënuar 70 gola në katër sezone./Lajmi.net/






















