Sport
Mbrojtësi i Man Utd bën një akt heroik në Suedi

Sipas raportimeve të medieve në Suedi, Lindelof, ka penguar kryerjen e një vjedhje.
Aftonbladet raporton se mbrojtësi i Manchester United ka ndaluar një hajdut të vjedh çantën e një gruaje të moshuar, përcjell lajmi.net.
Madje 26 vjeçari, ka arritur të mbajë personin derisa ka arritur policia.
Lindelof është me pushime në Suedi, ndërsa në sezonin e fundit për Manchester United në Premierligë është paraqitur në 35 ndeshje./Lajmi.net/






















