Connect with us

Sport

Mbappe e do me çdo kusht ndeshjen ndaj Atalanta, nuk pranon injeksione kundër dhimbjeve

Publikuar

Trajneri Tuchel dhe Paris Saint Germain kanë shpresuar prej kohësh në riaftësimin në kohë të sulmuesit francez, duke marrë në konsideratë edhe mungesën e Verratit, por, sipas medieve pariziene, Mbappe nuk pranuar të marrë injeksione kundër dhimbjeve, që të mund të luante nga minuta e parë.

Talenti francez u lëndua në kavilje gjatë finalës së Kupës së Francës PSG-Saint-Etienne, më 24 korrik, dhe vetëm të dielën iu bashkua skuadrës në stërvitje.

Dy ditë para ndeshjes, nga Franca sigurojnë se “maksimumi” ai do të ulet në stol, i gatshëm për të hyrë në pjesën e dytë.

NA NDIQ NË FACEBOOK