Lajme
Maqedoni/ Vazhdimi i seancës konstituive caktohet për nesër në mesditë

Seanca e Kuvendit nuk do të mbahet sot. Ajo është shtyrë për nesër në ora 12. Pritet që të rizgjidhet kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa edhe përkundër paralajmërimeve ajo nuk ndodhi sot, për shkak të mos marrëveshjeve partiake brenda BDI-së.
Pritet që propozimi i zgjedhjes së Xhaferit për kryetar të kuvendit të parashtrohet në Parlament me nënshkrimin e 20 deputetëve.
Pas zgjedhjes, kryetari i Kuvendit gjatë ditëve në vijim duhet të caktojë edhe seancë për zgjedhje të Qeverisë së re që do ta udhëheqë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.



















