Sport
Man Utd pas Schmeichel

David de Gea nuk po kalon në formën më të mirë të mundshme, duke bërë që shumë portierë të lidhen me kalimin e mundshëm te Man United.
Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Manchester United po konsideron një lëvizje drejt portierit të Leicester City, Kasper Schmeichel, transmeton lajmi.net.
‘Djajtë e kuq’ janë të vendosur ta gjejnë një zëvendësues për De Gea, me Dean Henderson që gjithashtu përmendet si opsion.
Kontrata e Schmeichel me Leicester është valide edhe për tri vite të tjera, gjë kjo që e vështirëson transferimin.
Mbetet të shihet nëse United do të nis ndonjë ofertë zyrtare për Schmeichel. /Lajmi.net/






















