Sport
Man Utd dhe penalltitë, një ‘romancë’ e pafund këtë sezon

Jo për faktin e lojës së bukur… por për atë të penalltive.
Në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës që po zhvillohet aktualisht kundër Sevilla, për ‘Djajtë e Kuq’ u akordua penalltia e 22-të këtë sezon vetëm pas nëntë minutave lojë, shkruan lajmi.net.
Në gol e konvertoi i pagabueshmi Bruno Fernandes, i cili arriti në kuotën e 12 golave këtë edicion, tetë prej tyre nga penalltia.
Vetëm Barcelona (24) në sezonin 2014/15, ka fituar më shumë penallti se Unitedi në historinë e lojës së futbollit. /Lajmi.net/






















