Connect with us

Sport

Man City nis ofertën për Koulibaly, por vështirë të bindet Napoli

Publikuar

Futbollistët më të mirë të skuadrës aq që e mendojnë largimin, ndërkohë që pronarët nuk po kursehen për t’i plotësuar dëshirat Pep Gardiolës.

Mësohet se nënkampionët e Premier Ligës kanë gati ofertën prej 57 milionë stërlinash për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

The Sun shkruan se ‘Qytearët’ janë të përgatitur për të shtuar në marrëveshjen finale të tjera pagesa në forme bonusesh, por klubi italian nuk dëshiron të dëgjojë një ofertë poshtë 63 milionë stërlina.

Pep Guardiola tashmë ka në dispozicion edhe dy elementë të tjerë cilësorë, Nathan Ake dhe Ferran Torres, por për trajnerin katalan qershia mbi tortë do të ishte pa dyshim Koulibaly. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK