Connect with us

Kosovë

Lutfi Haziri nuk e mëshiron Haradinajn në kërkesën për t’u bërë president: Nuk kam konsideratë

Publikuar

‘’AAK-ja ta marrë Presidentin dhe të bëhet pjesë e vendimmarrjes ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja’’- kështu tha sot Ramush Haradinaj.

Haradinaj i cili aspiron të bëhet president i Kosovës, shpreson se LDK dhe PDK do të kenë mirëkuptim dhe të ia lëshojnë rrugën që ta zërë postin e të parit të vendit.

Ky i fundit, madje ka paralajmëruar hapur partnerin qeverisës, LDK-në se nëse nuk e bën president, atëherë do të bie qeveria.

E nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një përgjigje për Periskopin thotë se për këtë kërkesë të Haradinajt nuk ka fare konsideratë.

‘’Nuk kam koment në kërkesën e një lideri politik dhe partner në qeveri. Lidhet me interesa të vetë AAK-se për një rol politik në bashkëqeverisje për të cilën unë nuk kam konsideratë’’, tha Haziri.

Kujtojmë se për sot ishte paralajmëruar një takim mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe drejtuesve të partive të koalicionit qeverisës por që është shtyrë për të hënën./Periskopi/Z.R/