Connect with us

Kosovë

Lushtaku viziton veriun e Mitrovicës, shkruan për gjendjen e shqiptarëve atje

Publikuar

më

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mërgim Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se këtë fundjavë e ka kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës, duke vizituar qytetarët tanë atje.

Ai tha se gjatë takimit me ta kuptova për së afërmi sfidat dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohen dhe njëkohësisht indinjatën e tyre ndaj mungesës së mbështetjes institucionale.

Ai poashtu deklaroi se sfidë e madhe mbetet rivitalizimi i urës së ibrit, i cili paraqet problem në levizjen e lirë të njerëzve.

Kurse për punimet e lumit ibër, projekt që do t’i ofroj pamje të mira qytetit, ai tha se po bëhen vetëm në anën jugore, sepse në anën veriore nuk është bërë asnjë hap.

NA NDIQ NË FACEBOOK