Connect with us

Kosovë

Lukashenko i gatshëm të dorëzojë detyrën: Nuk jam i shenjtë

Publikuar

më

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se është gati të dorëzojë kompetencat e tij pas miratimit të Kushtetutës në një referendum.

“Ne kemi nevojë për një Kushtetutë të re. Ata më sugjeruan dy versione. I refuzova sepse ato janë pak më ndryshe nga ajo aktuale. Ne jemi duke punuar në versionin e tretë. Ejani, uluni dhe ne do të punojmë për Kushtetutën,” tha udhëheqësi bjellorus, duke shtuar se ai nuk do ta linte detyrën nën presion.

Ai shtoi se qeveria në Bjellorusi nuk do të bie kurrë dhe, megjithëse disa njerëz morën përshtypjen se ajo tashmë ka rënë dhe nuk ekziston.

“Unë nuk jam i përjetshëm. Por nëse shkatërroni presidentin tuaj të parë, ju do të shkatërroni, si në vendet fqinje, të gjithë të tjerët. Bjellorusët nuk duhet ta bëjnë këtë,” tha Lukashenko.

Lukashenko tha se ai nuk ishte “një shenjtor”, se ishte i pasjellshëm në karakter, teksa u bëri thirrje protestuesve ‘të mos provokojnë policinë’.

“Ne do t’i përgjigjemi provokimeve në një mënyrë të përshtatshme”, u shpreh ai.

Në një nga tubimet më të mëdha të opozitës në historinë e Bjellorusisë, dhjetëra mijëra njerëz në Minsk kërkuan dje largimin e Lukashenko, një javë pas rizgjedhjes së tij të diskutueshme.

AFP vlerëson se më shumë se 100,000 u mblodhën, ndërsa media e pavarur Tut.by deklaroi se ky është tubimi më i madh që nga pavarësia e vendit në vitin 1991.

Me ftesë të Svetlana Tikhanovskaya, kundërshtarja kryesore e Alexander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale, bjellorusët protestuan gjithashtu në një numër të qyteteve të tjera të vendit.

Presidenti bjellorus, 65-vjeç, ka refuzuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja presidenciale, pasi ai fitoi 80 për qind të votave më 9 gusht.

Ekziston një besim i përhapur se fitorja e Aleksandër Lukashenkos është rezultat i mashtrimit elektoral, ndërsa gjithnjë e më shumë mbështetës ka kundërshtarja e tij Tikhanovskaya (37), e cila iku në Lituani.

Pas zgjedhjeve të së dielës së kaluar, forcat speciale kanë vrarë të paktën dy njerëz dhe plagosën dhjetëra të tjerë. Që nga e enjtja, protestat janë përhapur dhe mitingjet e opozitës po shfaqen në të gjithë vendin. Kremlini ka thënë më herët se presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar Lukashenkos mbështetje në përputhje me marrëveshjen ushtarake, nëse vendi do të vihej në presion nga jashtë.

Lajme14 seconds ago

Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumit është të pasqyrojë shpenzimet reale të qytetarëve, jo të paraqesë shifra më të ulëta

Lajme10 minutes ago

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Lajme19 minutes ago

Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë

Lajme1 hour ago

Bekim Sali takon ambasadoren e re çeke, fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian

Maqedoni1 hour ago

Nafta arrin në 116 dollarë për fuçi, pritet vendimi për çmimet e reja të karburanteve!

Lajme1 hour ago

Kasami për humbjen e Vuçiçit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin

Shqipëri2 hours ago

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

Lajme3 hours ago

Pas vrasjes së Arlindës, VV-ja kërkon komision hetimor dhe seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Maqedoni3 hours ago

Bozhinovska përballë interpelancës: Levica kërkon llogari për borxhet dhe menaxhimin e energjetikës

Lajme3 hours ago

Mbi 31 milionë euro në gjashtë muaj janë mbledhur nëpër pikëpagesat rrugore në Maqedoni!

Maqedoni4 hours ago

Analizat e fundit konfirmojnë: Uji i pijshëm në Shkup i plotëson standardet e sigurisë

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, fundi i dominimit të Vuçiqit hap një kapitull të ri për Ballkanin

NA NDIQ NË FACEBOOK