Connect with us

Sport

Lotët e Lopetegui pas triumfit në finalen e Ligës së Evropës kanë një arsye

Publikuar

Skuadra spanjolle e fitoi trofeun e gjashtë në histori, në gjashtë finale të luajtura, derisa për trajnerin kjo do të thoshte shumë.

Lopetegui kishte një periudhë të vështirë në këto vitet e fundit, duke pasur shkarkime të njëpasnjëshme.

Spanjolli ishte shkarkuar nga Real Madridi për rezultate të dobëta, derisa e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe te kombëtarja e Spanjës.

Dy ditë para se të fillonte Kupa e Botës, Furia e Kuqe kishte shkarkuar trajnerin shkaku i negociatave me Los Blancos.

Por, ky vit edhe pse i vështirë, ishte me fat për Lopeteguin që arriti të eliminonte Interin në finale, e më pas shpërtheu në lot gëzimi.

NA NDIQ NË FACEBOOK