Sport
Lojtarët e Barcelonës shmangin kontaktin me tifozët

Humbja turpëruese në Lisbonë 2:8 kundër Bayern Munich nuk lë argument për lojtarët e Barcelonës.
Sipas raportimeve të ‘AS’, lojtarët e Barcës kanë lënë ‘Ciutat Esportiva’ nga dera e prapme, për të shmangur kontaktet me tifozët, transmeton lajmi.net.
I vetmi lojtar që ka dalë nga para ishte Monchu, i cili aktualisht është vetëm 20 vjeç.
Te Barcelona priten ndryshime radikale pas kësaj humbje, duke filluar nga stoli, deri te lojtarët startues. /Lajmi.net/






















