Connect with us

Lajme

Llum spekulimesh, LSDM thotë se ka siguruar shumicën parlamentare

Publikuar

Në vigjile të formimit të Qeverisë së re në Maqedoni opinioni po vërshohet kohë pas kohe me lloj lloj spekulimesh.

Pas lejmeve që qarkulluan mbrëmë për një marrëveshje mes VMRO-së dhe BDI-së u mohuan nga vetë eksponentë të BDI-së. Ndërsa nga VMRO nuk i mohuan zërat për një marrëveshje.

Nga LSDM ka bërë të ditur se ka siguruar shumicën për formimin e Qeverisë së re. Ky paralajmërim bëhet pas zërave se VMRO-DPMNE dhe BDI janë në prag të arritjes së marrëveshjes për formimin e Qeverisë me kryeministër shqiptar.

“Kemi siguruar shumicën për formimin e Qeverisë së re. Është e qartë se tekstet e publikuara janë pozicionime të qarta politike përmes keqpërdorimit të mediave, me qëllim të arritjes së pozicionimeve më të forta para opinionit publik, por edhe në negociatat…”, theksojnë nga LSDM.

Nga kjo parti shtuan se presin që ditëve të ardhshme presidenti Stevo Pendarovski ti jap mandatin Zoran Zaevit për formimin e shumicës parlamentare.

NA NDIQ NË FACEBOOK