Connect with us

Sport

Lista e sulmuesve që Pirlo po kërkon te Juventus

Publikuar

Mediet në Itali raportojnë se Juventus po shikon një sulmues me emër për ekipin e Pirlos, duke përfshirë Duvan Zapata, Raul Jimenez, Karim Benzema, Arkadiusz Milik, Alvaro Morata dhe Donyell Malen.

Trajneri i ri, Andrea Pirlo, duket i vendosur të krijojë një formacion rreth Cristiano Ronaldos dhe transferimit të Juventusit, Dejan Kulusevski, me Paulo Dybalan që mund të vendoset në shitjet.

Raportet e shumta janë të bindura se Pirlo ka kërkuar një qendër sulmues, i cili mund të sjellë më shumë fuqi në pjesën ofensive.

Duvan Zapata i Atalantës dhe Raul Jimenez i Wolves janë emrat më të përmendur, por nuk janë të vetmit.

Milik i Napolit bën pjesë në këtë listë, pa harruar edhe ish shokun e Ronaldos te Real Madrid, Karim Benzema.

Emrat tjetër në listën e Juventusit janë Alvaro Morata i Atletico Madrid, Edin Dzeko i Romës dhe Malen i PSV./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK