Connect with us

Sport

Lista e përforcimeve të Koemanit te Barcelona

Publikuar

Ronald Koeman ka shumë punë. Trajneri i ri i Barcelonës tashmë ka filluar të planifikojë skuadrën për sezonin e ri.

Strategu holandez ka njoftuar disa futbollistë përfshirë Luis Suarez, Ivan Rakitic, Arturo Vidal e Samuel Umtiti se nuk do të jenë pjesë e planeve të tij.

“Mundo Deportivo” shkruan se Koeman ka gati një listë me kërkesat e tij për përforcime, transmeton lajmi.net.

Në mbrojtje ai kërkon një qendërmbrojtës dhe dy futbollistë të krahut (me çmim të lirë).

Sa i përket mesfushës, Koeman pas njoftimit për largimin e Vidal – Rakitic, kërkon një mesfushor të ri fizik.

Po ashtu, holandezi beson se Barcelonës i duhet një tjetër “numër 9”, që do ta zëvendësonte Suarezin. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK