Sport
Lirim Kastrati debuton kundër ish-skuadrës së tij

Kastrati, i cili gjatë verës kompletoi transferimin te gjiganti kroat, debuton me fanellën e re kundër ish-skuadrës së tij, Lokomotiva Zagreb, shkruan lajmi.net.
Yllit nga Hogoshti i është besuar pozita e startuesit qysh në ndeshjen e parë, pas shkëlqimit që pati sezonin e kaluar me Lokomotivën.
Për ju që nuk dëshironi ta humbisni spektaklin e talentit kosovar, ndeshja fillon në orën 20:05. /Lajmi.net/






















