Lajme
Limaj: Ramës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e nënës së tij

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka ngushëlluar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për vdekjen e nënës së tij.
Limaj ka thënë se me zemër është pranë familjes Rama në këto momente pikëllimi, njofton Klan Kosova.
“Sot, paska ikur nga kjo jetë znj. Aneta Rama, nëna e mikut tim, njëherit kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama”.
“Kryeministrit Rama dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e nënës së tij. Edhe pse jo fizikisht, me mendje e zemër jemi pranë tyre në këto momente pikëllimi për të dhe familjen e tij”.
klankosova.tv




















