Connect with us

Kosovë

Limaj del nga takimi: Në Washington të mos shkohet për tema teknike, vetëm njohje

Publikuar

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, ka dalë nga takimi me kryeministrin Hoti dhe kryetarët e dy partive tjera në koalicionin qeverisës. 

Ai ka deklaruar se një nga temat kryesore për të cilat kanë folur ka qenë edhe ajo e dialogut.

“Ka qenë një shqetësim i përbashkët… Kosova duhet të vazhdojë të marrë pjesë në dialog, me agjendë të qartë e principe të qarta. Ne shkojmë në dialog për njohje. Duhet ta eliminojmë mundësinë që dialogu të rrëshqas në dialog teknik,” – ka deklaruar z.Limaj, përcjell Periskopi.

Limaj ka përmendur edhe atë që ka thënë Trump për nevojën e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse Kosovë-Serbi.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK