Connect with us

Sport

Lillard për Lakers: Ata kanë lojtarin më të mirë në botë, por ne do të luftojmë

Publikuar

Fitorja e mbrëmshme e Portland Trail Blazers ka bërë që raundi i parë i ‘Play-Off’ në konferencën lindore t’i gjej përballë Portland dhe Los Angeles Lakers.

Para fillimit të raundit të parë, disa fjalë për kundërshtarët ka thënë ylli i Portland, Damian Lillard.

“Ata janë në pozitën e parë në perëndim për një arsye”, ka thënë Lillard, transmeton lajmi.net.

“Ata kanë lojtarin më të mirë në botë. Por, në të njëjtën kohë, ne nuk luftuam kaq fort për t’u mposhtur… ndihemi sikur kemi shanse”, ka shtuar Dame.

Mbetet të shihet se kush do të arrijë të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë nga çifti Lakers – Portland. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK