Sport
Lillard me 61 pikë mban shpresat e Portland për një vend në play-off

San Antonio triumfoi 123-105 ndaj Houston, një fitore për statistikë e Spurs, që janë jashtë zonës play-off (Johnson 24 pikë e 11 kërcime).
Fiton edhe skuadra e Milwaukee, kryesuese e renditjes në Lindje, që mposhti 126-113 Washington, ku më i dalluari ishte Lopez me 24 pikë.
Fitore e rëndësishme për skuadrën e Portland, që mundi 134-131 Dallas, duke qëndruar në vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit, vendi i fundit që të çon në play off. Ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku u dallua Lillard, autor i 61 pikëve.
Në garë për një vend në play off në Perëndim është edhe Memphis, që u mund 122-107 nga Boston.
NBA – Rezultatet e sotme
Brooklyn – Orlando, 108-96
Houston – San Antonio, 105-123
Phoenix – Philadelphia, 130-117
Boston – Memphis, 122-107
Dallas – Portland, 131-134
Sacramento – New Orleans, 112-106
Washington – Milwaukee, 113-126. /Lajmi.net/






















