Connect with us

Kosovë

Liderit kinez Xi Jinping po i dridhet pushteti nga vetë partia e tij

Publikuar

më

Një ish profesoreshë e shkollës elitare të Partisë Qendrore të Kinës ka bërë një qortim të paprecedent ndaj liderit kinez, Xi Jinping, duke e akuzuar atë për “vrasjen e vendit” dhe duke pretenduar se shumë njerëz duan heqjen nga pushteti të partisë komuniste kineze.

Cai Xia, një profesoreshë e famshme që ka dhënë mësim në atë shkollë për top zyrtarët më të lartë të vendit, u përjashtua nga partia të hënën pasi rrodhi online një audio-inçizim me kritikat e saj ndaj presidentit Xi.

Shkolla tha në një shënim se Cai, profesoreshë e shkollës së partisë nga viti 1992, kishte bërë komente që “dëmtonin reputacionin e vendit” dhe se ishin “me probleme serioze politike.”

Në intervistën e parë me mediat në gjuhën angleze që nga përjashtimi i saj, Cai tha se ishte “e lumtur që ishte përjashtuar”, përcjell Periskopi nga The Guardian.

“Nën regjimin e Xi-së, partia komuniste kineze nuk është forcë për progres në Kinë. Në fakt, është një pengesë për progresin e Kinës,” tha ajo. “Besoj që nuk jam e vetja që dëshiron të largohet nga kjo parti. Shumë njerëz duan të largohen,” tha ajo. “Kam dashur të largohem nga partia vite më herët, kur nuk kishte hapësirë për të folur dhe kur zëri im më bllokohej krejtësisht.”

Ajo më tej shtoi se kishte opozitë të madhe brenda partisë por vetëm pak njerëz kishin guximin që të flisnin, të frikësuar nga hakmarrjet politike. /Periskopi

Shqipëri15 minutes ago

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

Lajme1 hour ago

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Maqedoni2 hours ago

3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet

Shqipëri3 hours ago

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

Lajme4 hours ago

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Lajme4 hours ago

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb nis edicionin me kërkimfalje: Për vite me radhë nuk e kemi përmbushur misionin tonë

Lajme5 hours ago

Zv/ministri Sulejmani: Pas 58 vitesh hapet rruga që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip

Lajme5 hours ago

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

Maqedoni5 hours ago

Sulejmani sqaron detajet: 12 lëndët teorike të provimit të jurisprudencës do të jenë në gjuhën shqipe

Shqipëri6 hours ago

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

Lajme6 hours ago

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

Lajme7 hours ago

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

NA NDIQ NË FACEBOOK