Connect with us

Kosovë

Licensohen edhe 10 laboratorë për kryerjen e testimeve serologjike

Publikuar

Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS Cov-2.

Nga aplikacionet e shqyrtuara në vijim, janë licencuar edhe 9 ISHP për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2.

Më herët, ministria e Shëndetësisë kishte licensuar edhe 29 laboratore tjera.

Të njëjtat do të monitorohen në vazhdimësi nga MSH dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës lidhur me dallaveret e mundshme me çmime.

NA NDIQ NË FACEBOOK