Connect with us

Sport

Leipzig në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mposht Atletico Madridin

Publikuar

Leipzig ka siguruar biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.

Gjermanët kaluan të parët në epërsi me anë të spanjollit Daniel Olmo, i cili tundi rrjetën e Jan Oblak në minutën e 50’ të takimit.

Atletico  Madrid arritën të reagojnë në minutën e 71’, kur Joao Felix u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur të gjithë besonin se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, Leipzig gjeti golin edhe një herë.

Heroi i takimit ishte Tyler Adams, i cili pas pasimit të Angelino shënoi për 2:1.

Leipzig tashmë luan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.

Në gjysmëfinale është skuadra e Paris Saint Germain ajo që pret për Leipzig. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK