Sport
LE: Çfarë fati për Tiranën, kalon direkt në fazën play-off

E gjithë kjo sepse UEFA ka shtuar një rregull, i cili saktëson se 2 prej 10 ekipeve kampione të eliminuara në turin e dytë të Ligës së Kampionëve mes të cilave ishte dhe Tirana, do të kalonin direkt në play off dhe jo në turin e 3-të.
E gjithë kjo pasi të ishte hedhur me short se cila nga këto 10 ekipe do të shkonte direkt në play off. Tiranës i ka buzëqeshur fati së bashku me Ludogoretsin që kanë kaluar direkt në fazën ku do të luhen nga dy ndeshje.
Në rast se bardheblutë triumfojnë në ndeshjen e “play off”-it, atëherë sigurojnë pjesmarrjen në grupet e Ligës së Evropës.
Tirana gjithashtu do të përfitojë bonuset e turit të dytë dhe të tretë, ku do të kapin shifrën afro 800 mijë euro. /Lajmi.net/






















