Sport
Lala: Nëse do të kishim një kombëtare, do ta fitonim Kupën e Botës

Lala, që tani ushtron punën e agjentit, ka thënë se nëse Kosova dhe Shqipëria do të kishin një kombëtare, do ta fitonin Kupën e Botës.
I ftuar në emisionin “Ich been Albaner”, Lala ka deklaruar se me një kombëtare të vetme, shqiptarët do të fitonin Kupën Botës, përcjell lajmi.net.
Ish mesfushori i Hannover, është deklaruar i befasuar me lojën e bukur që po bën Kosova, edhe pse ka shumë pak kohë që ka filluar të luajë ndeshje ndërkombëtare.
“Unë jam për një Kombëtare dhe atë për shumë arsye. Kosova ka ecur shumë dhe më ka suprizuar me lojën që bën”, ka deklaruar Lala.
“Sikur të ishim bashkë gjërat do të ishin ndryshe. Paramendoj lojtarët që janë te Kosova sikur të bëheshin bashkë me këta te Shqipëria, them se do bëheshim kampion bote”./Lajmi.net/






















