Connect with us

Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

Publikuar

Me 62 vota pro Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi për qeverinë e re të përbërë nga LSDM dhe Koalicioni Mundemi, BDI dhe PDSH.

Deputetët e opozitës ishin kundër dhe 51 që ishin në sallë votuan kundër, ndërsa asnjë deptutet nuk votoi i përmbajtur.

Paraprakisht Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për siç u shpreh ai çështjet strategjike në shtet./Zyrtare.net/