Connect with us

Sport

La Liga pritet të nis sezonin 2020/21 pa tifozë

Publikuar

Sezoni i futbollit spanjoll, 2020/21, pritet të nisë më 12 shtator.

Situata do të përcillet edhe në javët e ardhshme por momentalisht nuk ka optimizëm se tifozët do të jenë të pranishëm në stadiume në fazën e hershme të garës.

Futbolli spanjoll rifilloi në qershor për ta përfunduar kampionatin, e që u cilësua i suksesshëm.

Tifozët nuk u lejuan të rikthehen në stadiume për shkak të situatës me COVID-19. /Lajmi.net/