Lajme
Ky është ministri më i ri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut (FOTO)

Maqedonia e Veriut sipas të gjasave nga java e ardhshme do të bëhet me Qeveri të re.
Mandatari Zoran Zaev tashmë ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, ndërkohë ajo që bie në sy është se kësaj radhe ministri më i ri do të jetë vetëm 34 vjeç.
Bëhet fjalë për Arjanit Hoxhën, shqiptari i parë i cili do të drejtoj në Qeverinë e re me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave.
Hoxha si një kuadër i Lëvizjes Besa ka lindur në fshatin Kranjë të Prespës në vitin 1986.
Për dallim nga ministrat e tjerë aktual por edhe të më hershëm Hoxha vjen me një profil krejt tjetër. Përpos aktivitetit politik opozitar shumëvjeçar, Hoxha njihet edhe si një biznesmen i suksesshëm./Zyrtare.net/

















