Connect with us

Lajme

Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e deputetit të BDI-së, Florin Besimi

Publikuar

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e dytë të sotme e konstatoi dorëheqjen e deputetit Florin Besimit, pas çfarë kryetari Talat Xhaferi e ndërpreu seancën, derisa nuk e marrin raportin e nevojshëm nga KSHZ-ja.

Xhaferi ka qenë i njoftuar se Besimi nuk do ta elaborojë dorëheqjen e tij, ndërsa sepse ishte zgjedhur për deputet nga lista e kandidatëve të BDI-së nevojitet që KSHZ-ja ta njoftojë Kuvendin për kandidatin e ardhshëm nga kjo listë ku duhet të verifikohet mandati i deputetit.

Përndryshe, Florin Besimi është vëllai i Fatmir Besimit nga BDI-ja që duhet të propozohet për ministër i Financave. Florim Besimi që para disa ditëve përmes një kumtese paralajmëroi tërheqje nga funksioni i deputetit, pas reagimit të Komisionit për Antikorrupsion.

NA NDIQ NË FACEBOOK