Kosovë
Kush ngutet, për*utet: Shkencëtarët thonë se ngutia për vaksinën mund ta përkeqësojë pandeminë

Ngutia për të imunizuar popullatat kundër Covid-19shit mund të çojë në përhapjen e vaksinës që nuk është aq efektive dhe që rrezikon përkeqësimin e pandemisë, kanë thënë shkencëtarët.
Politikanët dhe kompanitë komerciale po garojnë që të jenë të parët që të licensojnë faksinën, por ekspertët kanë thënë se bota do të shërbehej më mirë nëse do të pritej deri sa të dilnin rezultatet krahasuese me të paktën 30 deri në 50 për qind efikasitet.
Ministrat njoftuan të premten se Mbretëria e Bashkuar do të përdorte pushtetin emergjent për të shtyrë përpara çdo vaksinë potenciale përmes proceseve rregullatore me një shpejtësi të paprecedent para fundit të vitit.
Donald Trump, presidenti amerikan, dëshiron të japë lajmin për vaksinë para zgjedhjeve presidenciale të 3 tetorit, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Vaksina është tepër e rëndësishme në ndalimin e pandemisë, por profesori Sir Richard Peto i Universitetit të Oksfordit tha se vaksina e parë do të blehej dhe përdorej në mbarë botën edhe nëse do të kishte efektshmëri të vogël.
Edhe nëse mbron vetëm një pakicë të popullsisë, do të konsiderohej si standardi me të cilin vaksinat e tjera do të mateshin. Kjo do të çonte në aprovimin e vaksinave inferiore, sepse atyre nuk do t’ju duhej të tregonin se ishin më të mira.
“Mendoj që ka një nguti të madhe, një nguti nacionaliste dhe disi kapitaliste po ashtu, që të jenë të parët që të regjistrojnë vaksinën, dhe kjo në fakt do ta bëj më të vështirë vlerësimin e vaksinave të tjera,” tha Peto. /Periskopi




















