Connect with us

Sport

Kur Davies i ofrohej Milanit, por iu dukën shumë 6 milionë euro

Publikuar

Në moshën vetëm 19-vjeçare, ai tashmë konsiderohet një nga lojtarët e krahut të majtë më të fortë në botë. Dhe të mendosh se disa vite më parë ekzistonte mundësia që ta shihnim Davies në një klub të njohur italian: Milani.

Sponsorizimi erdhi nga Giovanni Lorini, një ish-futbollist i kuqezinjve, që aktualisht bashkëpunon me skautët e Milanit. Në vitin 2016, ai ishte në Vancouver të Kanadasë
dhe e kishte vëzhguar nga afër “Phonzie”, siç iu tha mikrofonave të “La Gazzetta dello Sport”:

“Isha duke punuar në një kamping të Milanit në korrik, kur na ftuan të shihnim ndeshjen miqësore midis Whitecaps dhe Crystal Palace. Në pjesën e dytë aktivizohet një fëmijë, lojtar krahu. Ishte Davies, menjëherë më ra në sy për personalitetin, aftësinë e drejtimit dhe teknikën. Ishte kaq i përgatitur, pavarësisht se shumë i ri, vetëm 15 vjeç e gjysmë. Unë i dërgoj një email kompanisë sime: Ky djalë duhet të ndiqet”. Përgjigjja ishte pozitive, pastaj rrugët e tregut janë të çuditshme”.

Milani u tremb nga një kërkesë ekonomike, që konsiderohej e tepërt për një 15-vjeçar. “Ndoshta kërkesat ishin të larta, rreth 6 milionë euro për një 15-vjeçar. Ne e pëlqyenim atë, por ndoshta edhe Bayerni. Unë vazhdova ta ndiqja personalisht. Bisedova rreth tij me disa agjentë, që kërkuan ta propozonin në klube të tjera italiane, por Bayerni ishte më i mirë. Ose më i pasur”. /Telesport

NA NDIQ NË FACEBOOK