Sport
Kundërpërgjigjet Bartomeu, klubi ndërpret kontratën me studion që këshilloi Messin

Sipas raporteve nga mediet katalane, në fakt, Josep Maria Bartomeu ka vendosur të pushojë nga puna avokatët e studios “Cuatrecasas”, këshilltarët ligjorë si të argjentinasit ashtu edhe të Barcelonës, të cilët i konsideron “fajtorë” për këshillat dhe udhëzimet që i kanë dhënë 6 herë fituesit të “Topit të Artë” për t’u larguar nga klubi blaugranas.
Ky është një vendim i destinuar për të bërë shumë zhurmë, sepse studioja “Cuatrecasas” është një nga më të rëndësishmet në kryeqyqendrën e Katalonjës dhe ka qenë një pikë reference për Barçën gjatë katër viteve të fundit (kontrata e këshillimit ishte nënshkruar në vitin 2016) dhe gjithashtu përfaqësoi klubin në gjyqin e Neymarit.
Në qendër të stuhisë është në veçanti Jorge Pecourt, një avokat që punon për ekipin sportiv të firmës ligjore, i specializuar në çështjet e taksave, të drejtat e imazhit dhe aspektet kontraktuale.
Mësohet se është pikërisht që ka këshilluar familjen Messi në javët e fundit, duke rekomanduar dërgimin e burofaksit nëpërmjet të cilit “pleshti” i komunikoi Barcelonës dëshirën për të ndërprerë kontratën.
Bartomeu u tërbua, siç shpjegohet nga e përditshmja katalane “Cronica Global”, nga fakti që “Cuatrecasas” kurrë nuk e paralajmëroi klubin për qëllimin për ta bërë këtë lëvizje, duke i zënë të gjithë në befasi.
Ky zhvillim i ri konfirmon se marrëdhënia mes Leo Messit dhe klubit që e rriti tani është kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme. /Lajmi.net/






















