Connect with us

Lajme

KSHZ-ja votoi rritje të kompensimeve, thanë nuk kemi klaster “zgjedhje”

Publikuar

Unanimisht u votua vendimi për rritje të kompensimeve të anëtarëve të bordeve zgjedhore dhe komisioneve komunale zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik. Me këtë vendim, rritje prej 100% do të marrin bordet zgjedhore, ndërsa komisionet komunale zgjedhore do të marrin kompensime më të larta për 20% për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve.

“Falënderim i madh ndaj anëtarëve të  bordeve zgjedhore të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ishin ekspozuar në shumë kontakte me votuesit duke i respektuar protokollet shëndetësore dhe procedurat juridike, andaj sot nuk ka klaster “zgjedhje”. Gjithashtu i rritëm për 20% kompensimet e komisioneve komunale zgjedhore për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve, më duhet të theksoj se zgjedhjet u organizuan në mënyrë të suksesshme si rezultat i ndryshimit të kësaj rregulloreje dhe këtij vendimi që e sollëm sot”, tha Elizabeta Postollovska nga KSHZ-ja.

Postollovska tha se kompensim prej 6000 denarëve do të marrin edhe punëtorët shëndetësorë që ishin pjesë e bordeve të veçanta zgjedhore të cilët në mënyrë të suksesshme e realizuan procesin e votimit të personave në izolim dhe të të infektuarve me Kovid-19.

“Bordet zgjedhore dhe qytetarët ishin heronj në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që është notuar në raportet e OSBE/ODIHR ndërsa dje morëm mirënjohje nga partnerët tanë më të mëdhenj, SHBA-të përmes përfaqësuesit të tyre Metju Palmer i cili tha se zgjedhjet ishin të drejta dhe demokratike dhe të organizuara mirë edhe pse u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme”, deklaroi Enver Salihi nga KSHZ.

Falë respektimit të rreptë të protokollit të Komisionit për sëmundje ngjitëse, zgjedhjet ishin të sigurta duke i mbrojtur qytetarët në këto zgjedhje.

“Ne në mënyrë të rreptë e respektuam rregulloren që nga fillimi, që do të thotë që nga shtypja e materialit, shtypshkronja Kiro Dandaro i përpunoi fletëvotimet, i dezinfektoi dhe nën protokoll të veçantë i transportoi në ditën e zgjedhjeve, gjithçka ishte sipas protokollit, gjë që për ne ishte sfidë por arritëm të realizojmë zgjedhje të drejta, të lira dhe të sigurta për qytetarët. Atë e kemi premtuar dhe të njëjtën gjë e realizuam”, tha Jenaqe Vitanovski.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski tha se anëtarët e KSHZ-së nuk do të marrin asnjë kompensim përveç rrogës së rregullt. Shumat që janë caktuar janë në kornizë të limitit buxhetor, duke marrë parasysh se këto janë mjete të kursyera që ishin planifikuar për votimin e diasporës dhe furnizimet publike. Ai theksoi se problemi teknik që ndodhi natën pas përfundimit të zgjedhjeve në asnjë rast nuk ka ndikuar ndaj rezultateve zgjedhore.

.

Maqedoni22 minutes ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë24 minutes ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni34 minutes ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri1 hour ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni2 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota2 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme2 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme2 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme2 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme2 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Maqedoni2 hours ago

Studentët nga Kumanova dhe Tetova “në harresë”: 10 mijë denarë në muaj për autobus – Qeveria: “Nuk është prioritet”!

Kosovë2 hours ago

Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia

NA NDIQ NË FACEBOOK