Kosovë
Kryhen pagesat prej 130 euro për 27 mijë e 572 familje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se tashmë janë vendosur pagesat prej 130 euro për muajt maj dhe Qershor për 27 mijë e 572 familje.
Hoti ka thënë se tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga e mërkura, shkruan gazeta inFokus.
“? Sot janë kryer pagesat për 27,572 familje! ?
Nga 130 euro për muajt Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar! Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht nëpër zyra postare, afër vendbanimeve dhe duke respektuar udhëzimet për mbrojtje nga #COVID19.
?? #vendosemasken ?”, shkruan Hoti.


















