Connect with us

Lajme

Kryetari i Forumit Rinor të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Benjamin Qerimi me urime për “Ditën Ndërkombëtare të Rinisë”

Publikuar

Të nderuar anëtarë të Forumit Rinor pran Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, kam nderin e veçant që në emrin e Kryesisë të Forumit Rinor pran Sindikatës dhe në emrin tim personal t’ju uroj 12 gushtin “Ditën Ndërkombëtare të Rinisë”

Ju faleminderit për angazhimin dhe përkushtimin e juaj vetëmohues për të zgjidhur problemet dhe të gjjtha çështjet tjera që na prekin neve anëtarët e Forumit Rinor pran Sindikatës, veçanërisht muajve të fundit ku përballeni me pandemin e virusit “Kovid 19”.

Nder dhe krenari, por edhe obligim është për të qenë Kryetar, ose i pari mes anëtarëve të rinj të barabartë të Sindikatës, i cili për fat të keq është një ndër Sindikatat e rralla që hapi dyert për anëtarët e saj përmes Forumit Rinor, ku ne përfaqësuesit e të rinjve jemi anëtarë aktiv në organet më të larta sindikale, ku krah me krah marrim pjesë dhe i sjellim të gjitha vendimet në fushën e përmirësimit të statusit ekonomik dhe shoqëror dhe për realizimin e të drejtave të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencionin e Zbulimit, Agjencionin për Siguri Kombëtare dhe Drejtorisë së Policisë Financiare.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë -, thuhet në urimin e Kryetarit të Forumit Rinor pran Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Benjamin Qerimi.

NA NDIQ NË FACEBOOK