Uncategorized
Kreu i OBSh-së: Nacionalizmi po bëhet pengesë për vaksinën kundër Covid-19

Pandemia e koronavirusit po përkeqësohet nga shtetet që po i vënë përpara interesat e tyre para atyre të të tjerëve në përpjekjet për të siguruar vaksinën kundër Covid-19, ka thënë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“(Veprimi) strategjik dhe global është në të vërtetë interesi nacional i secilit shtet – askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
“Duhet ta parandalojmë vaksinën e nacionalizmit Covid-19,” tha ai.
Më tej, Ghebreyesus shtoi se iu kishte dërguar letër të gjithë anëtarëve të OBSh-së duke iu kërkuar që t’i bashkoheshin përpjekjeve multilaterale për sigurimin e vaksinës. /Periskopi






















