Sport
Krerët e FBK-së presin Thaqin, flasin për bashkëpunimin FBK-DSK

Tema e takimit ka qenë bashkëpunimi FBK-DSK dhe koordinimi sa më i mirë i punëve për të ardhmen.
Kryetari i FBK-së në fund të takimit ia dhuroi një top të lojës së basketbollit 3×3, një fanellë të Përfaqësueses A të Kosovës dhe Udhëzuesin për Trajnerë – Niveli 1, publikimi i të cilit është financuar pikërisht nga MKRS dhe DSK.
Federata e Basketbollit e Kosovës falënderon Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës dhe Departamentin e Sportit të Kosovës për kontributin e dhënë për zhvillimin e sportit tonë të zemrës, basketbollit, në vendin tonë. /Lajmi.net/

















