Connect with us

Kosovë

Kosnett kundër ligjit për UÇK’në, thotë se duhet fokusuar në ekonomi e pandemi

Publikuar

me

Ambasadori Kosnett kundër ligjit për UÇK-në, thotë se duhet fokusim në ekonomi e pandemi.

Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të mbrohen me ligj.

Për këta arsye u hartua edhe projektligji dhe i nejti pas votimit në qeveri shkoi në Kuvendin e Kosovës.

Edhe anëtarët e Komisionit për u pajtuan me përmbajten e këtij projektligj në mbledhjen e fundit që e mbajtën.

Por kur Projektligji për mbrotjen e Vleraave të Luftës, pritej të shkoj në votim, erdhi një reagim nga ambasada amerikane.

Ky reagim nga ambasadori Kosnett,  ka befasuar kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.

Të njëjtin mendim me Gucatin e kanë edhe nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve.

E as vetë iniciuesi i këtij projektligji, deputeti Gazmend Bytyqi nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë se nuk e di arsyen e këtij reagimi.

Sipas tij ky projektligj nuk ndikon aspak në Gjykatën Speciale apo në ndonjë proces tjetër.

Megjithatë, ai shprehet i bindur se i njëjti duhet të procedohet dhe të votohet në Kuvendin e Kosovës.

MË TË LEXUARAT